Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush përsëri ka kritikuar planin e demokratëve opozitarë që përcakton datën për tërheqje nga Iraku. Dhoma Përfaqësuese dhe Senati kanë miratuar verzionet e legjislacionit për financimin e luftës që përmban afatin për tërheqje në vitin 2008. Në fjalimin e tij javor në radio, presidenti Bush tha se Kongresi do të duhej të miratonte një legjislacion të pastër që financon trupat e Shteteve të Bashkuara pa afate:
- E kuptoj se republikanët dhe demokratët në Uashington kanë dallime lidhur me drejtimin më të mirë në Irak dhe ne duhet me kujdes ti debatojmë këto dallime. Por, trupat tona nuk duhet të bllokohen në këtë mes. Ato po presin gjatë për financim. Kongresi duhet të punoj shpejtë dhe ta kaloj një legjislacion të pastër që financon trupat tona, pa afate artificiale për tërheqje, tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG