Ndërlidhjet

MOSKË


Prokuroria shtetërore e Rusisë u ka kërkuar autoriteteve britanike që ta ekstradojnë biznesmenin rus Boris Berezovski për shkak të thirrjeve të tij për rrëzimin e dhunshëm të pushtetit në Rusi, njoftoi prokurori shtetëror rus Jurij Çajka.
Javën e kaluar, kundër Berezovskit u ngrit aktpadi për përpjekje të "ndryshimit të dhunshëm të pushtetit" lidhur me deklaratat e tij në intervistën për gazetën Gardian.
Biznesmeni rus i cili në Britani e ka statusin e emigrantit politik, ka deklaruar se i financon ithtarët e tij të cilët po përgatisin grushtshtet në Rusi.
XS
SM
MD
LG