Ndërlidhjet

HAGË


Në Gjykatën e Hagës filloi sot gjykimi i ish Ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, Lubo Boshkovski, i cili akuzohet për sulme ndaj shqiptarëve në vitin 2001. Boshkovski dhe ish zyrtari i policisë Johan Tarçulovski akuzohen për vrasje, shkatërrime të papërgjegjshme dhe trajtim mizor në lidhje me vrasjet e shtatë personave dhe keqtrajtimin e të tjerëve në fshatin Luboten gjatë luftës në Maqedoni.
Prokurorja Xhoana Motoaki, në fjalën hyrëse tha se sulmi në Luboten ishte "i fuqishëm, brutal dhe i jashtëligjshëm", meqë në atë kohë në fshat nuk ka pasur "caqe ushtarake legjitime".
Boshkovski dhe Tarçulovski janë të parët nga Maqedonia që gjykohen në Gjykatën e Hagës për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG