Ndërlidhjet

KABUL


Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një terren për trajnimin e policisë në Afganistan, u vranë të paktën nëntë persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Shpërthimi ndodhi në qytetin Kunduz, në veri-lindje të Afganistanit.
Organizata Human Rights Ëatch tha se gjatë vitit të kaluar në Afganistan është dyfishuar numri i civilëve të vrarë. Në raportin e publikuar sot u tha se militantët talebanë kryesisht kanë në shënjestër grupe të veçanta: punonjësit humanitarë, gazetarët, mjekët, udhëheqësit fetarë dhe të punësuarit në qeveri, të cilët i konsiderojnë spiunë, ose bashkëpunëtorë.
XS
SM
MD
LG