Ndërlidhjet

logo-print

ZAGREB


Zëvendësndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Albert Rohan tha për gazetën kroate "Jutarnji List" se Kosova do jetë e pavarur, me pavarësi të mbikqyrur, vecanërisht në mbrojtjen e pakicës serbe. Rohan tha se nuk beson në përdorimin e vetos nga Rusia. "Jemi kundër shtyrjeve të pakuptimta", tha Rohan për të shtuar se shtyrja aktuale për shkak të misionit të KS-së në Prishtinë dhe Beograd "nuk është dramatike, madje mund të jetë e dobishme".
Sidoqoftë ka shtuar ai Kosova "do duhet të jetë e pavarur deri nga fundi i verës".
"Kasapana e re në Ballkan nuk është në interes të askujt dhe rreziku prej saj është argumenti kryesor për të pranuar planin e Ahtisarit", theksoi Rohan.
"Kosovën e ka humbur Millosheviqi dhe nuk është faji i udhëheqësve aktualë të Serbisë, por ata duhet të përballen me këtë", tha Rohan për të përditshmen kroate.
XS
SM
MD
LG