Ndërlidhjet

HAGË


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë, Karla Del Ponte hodhi poshtë informacionet se kishte arritur marrëveshje me Serbinë për të fshehur një numër dokumentash nga Gjykata Ndërkombëtare edhe ajo me qendër në Hagë. Kjo gjykatë shqyrtoi akuzat e Bosnjës kundër Serbisë për gjenocid, por e shfajësoi Beogradin nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për gjenocid.
Reagimi i Del Pontes erdhi pas deklaratës së ish prokurorit Xhefri Najs se në vitin 2003 Del Ponte pranoi të mbante sekret një numër dokumentash, të cilat e dobësuan rastin e Bosnjës kundër Serbisë.
Zyra e Del Pontes i cilësoi akuzat si fallso duke shtuar se varet nga gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të mbajnë sekret dokumenta të një rëndësie të vecantë për sigurinë kombëtare. Serbia e ka bërë një kërkesë të tillë e cila i është pranuar.
XS
SM
MD
LG