Ndërlidhjet

BLACKSBURG, SHTETET E BASHKUARA


Policia po bënë hetime lidhur me motivet që e kanë shtyrë personin e armatosur që ti vrajë 33 vetë në Universitetin Teknik në Virxhinia, në sulmin më mizor vdekjeprurës me të shtëna në historinë e Shteteve të Bashkuara. Policia tha se personi i dyshuar i armatosur, që ende nuk është identifikuar, e vrau veten në fund të të shtënave në universitetin në qytetin Blacksburg. Policia raportoi për dy incidente me të shtëna në këtë Universitet: njëri në konviktin e studentëve, nga i cili u vranë dy vetë dhe tjetri në ndërtesën mësimore, pas dy orësh, kur u vranë 31 persona të tjerë.
XS
SM
MD
LG