Ndërlidhjet

BLAKSBURG/SHTETET E BASHKUARA


Policia po bënë hetime lidhur me motivet që e kanë shtyrë personin e armatosur që t'i vras 33 vetë në Universitetin Teknik në Virxhinia, në sulmin më mizor vdekjeprurës me të shtëna në historinë e Shteteve të Bashkuara. Policia tha se i dyshuari i armatosur, që ende nuk është identifikuar, e vrau veten në fund të të shtënave në universitetin në qytetin Blacksburg. Për këtë rast reagoi edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush.
"Kombi ynë është i shokuar dhe i pikëlluar nga lajmi për të shtënat në Vixhinia" tha Bush.
Policia raportoi për dy incidente me të shtëna në këtë Universitet: njëri në konviktin e studentëve, ku u vranë dy vetë dhe tjetri në ndërtesën mësimore, pas dy orësh, ku u vranë 31 persona.
XS
SM
MD
LG