Ndërlidhjet

BEOGRAD


Leon Kojen ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit politik të presidentit serb Boris Tadiq dhe nga funksioni i koordinatorit të ekipit negociator të Beogradit për statusin e Kosovës.
Në arsyetimin e dorëheqjes, Kojen ka thënë se një vendim të tillë e ndërmerr për shkak se nga intervista e kancelarit austriak Alfred Guzenbauer ka kuptuar se ekipi i politikës së jashtme i presidentit Tadiq po zhvillon bisedime për Kosovën, për të cilat ai nuk ka qenë i informuar.
Të premten, Guzenbauer deklaroi se me Tadiqin dhe ekipin e tij po punohet për të gjetur mënyrën për zbatimin e thelbit të planit të Ahtisaarit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG