Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Përfaqësues të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara e kanë paralajmëruar shefin e diplomacisë sllovake Jan Kubish, se qëndrimi i Sllovakisë për statusin e Kosovës mund t'u shkojë për shtati atyre që duan ta pengojnë apo bllokojnë zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kubish sot në Nju Jork ka patur takime joformale me përfaqësues të BE-së, SHBA-ve dhe ambasadorin e Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaliy Churkin.
"Partnerët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian më parashtruan disa pyetje se a thua Bratisllava është e vetëdijshme se "alternativa në rast të dështimit të këtij problemi në Këshillin e Sigurimit, mund të jetë jostabiliteti në rajon dhe skenaret tjera të papranueshme", ka thënë Kubish.
Ai është paralajmëruar se me qëndrimin e saj ndaj Kosovës, Sllovakia mund ta prishë unitetin e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG