Ndërlidhjet

PRISHTINË


Hetimet kanë konkluduar se policët rumunë janë përgjegjës për vdekjen e dy shqiptarëve dhe plagosjen e disa të tjerëve në protestat e lëvizjes Vetëvendosje më 10 shkurt në Prishtinë.
Robert Dean, prokurori ndërkombëtar që e heton rastin, tha se ka patur "dyshime të arsyeshme se tre nga të shtënat përbëjnë krim sipas ligjit në Kosovë".
"Ka baza thelbësore, mbi të cilat konkludohet se policët rumunë janë përgjegjës për katër plagosje, dy vdekjeprurëse dhe dy me pasoja serioze", tha Dean. Ai tha se zbulimet janë bazuar në ekzaminimet mjekoligjore të armëve të zjarrit dhe plumbave të gomës që janë nxjerrë nga viktimat, dhe shtoi se nuk dihet se cilët policë janë përgjegjës.
Policët rumunë tashmë kanë braktisur Kosovën.
XS
SM
MD
LG