Ndërlidhjet

logo-print

BLACKBURG/VIRGINIA


Presidenti George Bush ka urdhëruar që deri të dielën më 22 prill, flamujt amerikanë të ulen në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike dhe misionet amerikane në botë, në shenjë nderimi për 32 njerëzit e vrarë në Universitetin Teknik në Virginia.
Policia e identifikoi përgjegjësin e masakrës si Cho Seung-Hui, student 23 vjeçar, i lindur në Korenë e Jugut, dhe i emigruar në SHBA më 1992.
Cho vrau 30 njerëz në një klasë përpara se të vriste veten. Ai gjithashtu besohet se dy orë më parë kishte vrarë dy studentë të tjerë.
Studentët dhe mësimdhënësit e përshkruan vrasësin si njeri "të vetmuar", në shkrimet e të cilit ka pasur tema dhunës, abuzimit dhe vdekjes. Cho studjonte gjuhën angleze.
Guvernatori i Virginias Tim Kaine u zotua se do të shqyrtohet reagimi i autoriteteve, pas pohimeve të disa të mbijetuarve se autoritetet nuk bënë sa duhet për t'i mbrojtur studentët.
Mbrëmë përballë kompleksit universitar, mijëra njerëz ndezën qirinj në nderim të viktimave.
XS
SM
MD
LG