Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ministrja e Jashtme Ursula Plasnik tha se Austria përkrah planin e kryenegociatorit për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari dhe mohoi se ekziston "iniciativë e re për Kosovën".
"Plani i Ahtisaarit është i mirë dhe tani i takon Këshillit të Sigurimit që të marrë vendim" tha Plasnik për gazetarët në Beograd, në fund të konferencës ministrore për procesin e bashkëpunimit në rajonin e Danubit.
Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek theksoi rëndësinë që Serbia të bëhet sa më parë me qeveri të re, pasi në të kundërtën "investimet e huaja mund t'u shkojnë vendeve të tjera".
XS
SM
MD
LG