Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 75 persona u vranë në sulmet me bomba sot në Bagdad. Sulmi i fundit ndodhi në lagjen me shumicë shiite. Më shumë se 100 persona raportohet se u plagosën.
Në sulmet e mëhershme në Bagdad u vranë të paktën 16 persona dhe mbi 30 të tjerë u plagosën.
Nga zhvillimet tjera: trupat britanike edhe zyrtarisht i bartën tek forcat irakiane përgjegjësitë për sigurinë në krahinën Majsan.
"Sot, kur governtori i krahinës Majson dhe forcat irakiane të sigurisë marrin përgjegjësitë për sigurinë, ne po tregojmë sërish se armiqtë e paqes dhe demokracisë nuk do të kenë sukses" tha në ceremoninë përkatëse komandanti i trupave britanike gjenerali Jonathan Shau. Kryeministri Nuri al Maliki në fjalimin e tij tha se Iraku planifikon të marrë kontrollin e sigurisë nga trupat e huaja në të gjithë territorin e vendit deri në fund të vitit.
XS
SM
MD
LG