Ndërlidhjet

BLEKSBURG


Presidenti George Bush ka urdhëruar që deri të dielën më 22 prill, flamujt amerikanë të ulen në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike dhe misionet amerikane në botë, në shenjë nderimi për 32 njerëzit e vrarë në Universitetin Teknik në Virginia.
Policia e identifikoi përgjegjësin e masakrës si Cho Seung-Hui, student 23 vjeçar, i lindur në Korenë e Jugut, dhe i emigruar në SHBA më 1992.
Cho vrau 30 njerëz në një klasë përpara se të vriste veten. Ai gjithashtu besohet se dy orë më parë kishte vrarë dy studentë të tjerë.
Studentët dhe mësimdhënësit e përshkruan vrasësin si njeri "të vetmuar", në shkrimet e të cilit ka pasur tema të dhunës, abuzimit dhe vdekjes. Cho studionte gjuhën angleze.
XS
SM
MD
LG