Ndërlidhjet

KAIRO


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates paralajmëroi sot se kaosi në Irak mund të krijojë jostabilitet në Lindjen e Mesme. Duke folur gjatë vizitës në Kairo, ai u bëri thirrje vendeve arabe që të përdorin ndikimin e tyre për të promovuar stabilitetin dhe pajtimin në Irak.
"Inkurajojmë fqinjët arabë të Irakut që të përdorin ndikimin e tyre për të zvogëluar kryengritjen dhe për të zbutur konfliktet sektare. Popujt tjerë që nuk kanë qenë fqinjë të mirë si Siria dhe Irani duhet të fillojnë të bëhen pjesë e zgjidhjeve rajonale që inkurajojnë pajtimin politik dhe reduktimin e dhunës" tha Gates.
Ai, pas Kairos, udhëtoi për në Izrael.
XS
SM
MD
LG