Ndërlidhjet

BLAKSBURG


Personi përgjegjës për vrasjen e 32 njerëzve në Universitetin Teknik në Virxhinia, më herët ka qenë i akuzuar për ngacmim të dy studenteve në të njëjtin universitet. Shefi i policisë në Blaksburg Uendell Flinchum tha se Cho Seung Hui gjatë vitit 2005 e kishte shqetësuar aq shumë një femër me telefonatat e tij, sa që edhe policia ishte lajmëruar për rastin.
Në fund të vitit 2005 Chu ishte dërguar edhe në ent mental, prej ku ishte liruar.
Presidenti George Bush ka urdhëruar që deri të dielën më 22 prill, flamujt amerikanë të ulen në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike dhe misionet amerikane në botë, në shenjë nderimi për 32 njerëzit e vrarë në Universitetin Teknik në Virxhinia.
XS
SM
MD
LG