Ndërlidhjet

BLEKSBURG


Sulmuesi i cili vrau 32 persona në Universitetin Teknik në Virxhinia ka dërguar në stacionin televiziv NBC fotografi, video xhirime dhe shkrime rreth problemeve të tij. Televizioni tha se të dhënat nga shërbimi postal tregojnë se materialet janë postuar nga Cho Seung Hui në kohën ndërmjet dy sulmeve të tij me 16 prill.
NBC publikoi pjesë nga këto materiale, përfshirë videon ku Cho fajësoi persona të panjohur për veprimet e tij.
"Ju keni pasur qindra miliarda mundësi dhe mënyra për të shmangur të shtënat e sotme. Por, ju keni vendosur të derdhni gjakun tim. Më keni shtyrë në qoshe dhe më keni ofruar opcionin e vetëm. Vendimi ishte i juaji. Tani keni gjak në duart tuaja që kurrë nuk do ta lani" ka thënë Cho.
NBC tha se ai ka dërguar edhe një deklaratë të shkruar në të cilën ka shprehur zemërimin, pakënaqësitë dhe dëshirën për hakmarrje.
Ai ka bërë vetëvrasje pas sulmeve, ndërsa mjekët thonë se ai ka pasur probleme me depresionin.
XS
SM
MD
LG