Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha sot se plani që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, e që Kosovës i jep pavarësi, "ka dështuar" dhe ka tërhequr vërejtjen se imponimi i vendimit "do të ketë pasoja shumë serioze". "Ashtu siç ka dështuar plani i propozuar për Qipro nga ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ashtu ka ndodhur edhe me planin e zotit Ahtisaari" për Kosovën, tha Sergei Lavrov sot në Beograd, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Zoti Lavrov tha mëtutje se plani për pavarësinë e Kosovës, i hartuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, nuk ka marrë parasysh interesat e njërës prej palëve, Serbisë. Duke reaguar ndaj sugjerimeve nga zyrtarët e lartë të SHBA-ve se ata mund ta njohin Kosovën edhe pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zoti Lavrov tha se stabiliteti i rajonit "mund të shkatërrohet nga përpjekjet për njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës".
XS
SM
MD
LG