Ndërlidhjet

MITROVICË


Shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanow deklaroi sot se "Shtetet e Bashkuara besojnë në Kosovën" në të cilën të gjithë njerëzit mund të përparojnë, ndërsa fëmijët të rriten dhe të punësohen. Zonja Kajdanow këto komente i bëri në një shkollë në pjesën veriore të Mitrovicës. Ajo mëtutje tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara dëshiron që nëpërmjet të realizimit të programeve ta vazhdoj bashkëpunimin "në të gjitha segmentet e jetës në këtë mes". Burime serbe nga Mitrovica raportojnë se qeveria e Shteteve të Bashkuara, gjatë 5 viteve të kaluara, kishte ndarë më se 5 milionë dollarë për projekte në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG