Organizata Amensty International thotë se militantët talibanë i kishin shtuar sulmet e qëllimshme kundër civilëve, si pjesë e luftës së tyre kundër qeverisë së Afganistanit dhe forcave të Shteteve të Bashkuara e të NATO-s. Sipas Amnesty International, luftëtarët talibanë i kishin shtuar sulmet kundër veprimtarëve për të drejtat e femrave, kundër klerikëve, punëtorëve qeveritarë dhe atyre shëndetësorë dhe kundër mësuesve. Sipas raportit më të ri të kësaj organizate, në vitet 2005 dhe 2006 talibanët kishin djegur 183 shkolla.