Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se në orët e mëngjesit, gjatë një përleshje të armatosur me policinë në afërsi të Novi Pazarit, është vrarë udhëheqësi i, sic thuhet, grupit terrorist Vahabi, Ismail Prentic. Gjatë aksionit të sotëm është plagosur lehtë një pjesëtar i policisë serbe dhe një pjesëtar tjetër i lëvizjes Vahabi.
Ky është operacioni i dytë që forcat serbe kanë ndërmarrë kundër lëvizjes Vahabi në Novi Pazar. Herën e parë, në mars të këtij viti, aksioni kishte përfunduar me disa arrestime, ndërkaq Ismail Prentic mendohej se ishte arratisur për në Kosovë.
XS
SM
MD
LG