Ndërlidhjet

BAGDAD


Angazhimi amerikan në Irak nuk është i pafund, deklaroi gjatë vizitës në Irak, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.
Gates vizitoi dhe Falluxhën, ku kërkoi nga udhëheqësit irakianë të shpejtonin në procesin e pajtimit politik dhe të miratonin legjistlacionin lidhur me shpërndarjen e të ardhurave nga nafta.
Vizita e paparalajmëruar e Gates erdhi një ditë pasi mbi 200 persona u vranë në sulme të ndara.
Burimet amerikane njoftojnë se po ndërtojnë një mur 5 kilometra të gjatë për të ndarë një lagje të banuar nga sunitë nga ato të banuara me shiitë. Qëllimi i murit është të pengojë sulmet me motive fetare.
XS
SM
MD
LG