Ndërlidhjet

PODGORICË


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se Serbia duhet të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta me Kosovën për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Lavrov i bëri komentet gjatë vizitës së sotme në Podgoricë. Ai gjithashtu tha se plani i kryenegociatorit Martti Ahtisaari për Kosovën nuk duhet të jetë baza e vetme për negociata të mëtejshme.
Ndërkohë, edhe shefi i diplomacisë malazeze Milan Rocen ka thënë se Podgorica mbështet thirrjen e Rusisë për vazhdimin e negociatave Prishtinë – Beograd mbi statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG