Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se Serbia duhet të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta me Kosovën për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Lavrov i bëri komentet gjatë vizitës së sotme në Podgoricë. Ai gjithashtu tha se plani i kryenegociatorit Martti Ahtisaari për Kosovën nuk duhet të jetë baza e vetme për negociata të mëtejshme.
Ai i cilësoi "shantazhe" pohimet e diplomatëve sipas të cilëve nëse Kosova nuk do të fitojë menjëherë pavarësinë, atëherë do të ketë dhunë në rajon.
Ndërkohë, edhe shefi i diplomacisë malazeze Milan Rocen ka thënë se "ende nuk është shumë vonë për të vazhduar negociatat edhe pse procesi ka hyrë në KB, sepse Rusia po ndërmerrë një gamë të gjerë të aktiviteteve".
XS
SM
MD
LG