Ndërlidhjet

MOSKË


Grupi i Kontaktit shqyrtoi sot prioritetet rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë. Këto detyra janë: dërgimi i misionit të KS në Beograd dhe në Prishtinë dhe krijimi i kushteve për marrjen e informacioneve objektive për gjendjen në Kosovë si dhe për pozitën e pakicave.
Në komunikatën e Ministrisë u tha se do të përgatitet një pasqyrë për zbatimin e rezolutës 1244.
Në takimin që u mbajt në Moskë, Rusia, sipas komunikatës, paraqiti qëndrimin e saj për reagimin e mundshëm të KS për ecurinë e procesit dhe ka kërkuar zgjidhje të pranueshme për Prishtinën dhe Beogradin.
XS
SM
MD
LG