Ndërlidhjet

logo-print

OHËR


Presidentët e Shqipërisë dhe të Serbisë shprehën qëndrime të kundërta rreth fatit të Kosovës, gjatë paraqitjes së përbashkët në samitin e Ohrit.
Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu tha se Kosova po shkon drejtë pavarësisë sipas planit të Ahtisaarit, duke ndjekur vullnetin e shumicës në Kosovë.
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha në Ohër se angazhimi i Beogradit për vazhdimin e negociatave për statusin e Kosovës është legjitim, pasi negociatat janë më të preferuara se çfarëdo lloj dhune. Sipas tij, statusi i Kosovës duhet të jetë i pranueshëm si për palën serbe ashtu edhe për atë shqiptare.
Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski tha se qëndrimi i vendit të tij lidhur me planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës, është se ai paraqet dokument të pranueshëm pasi nuk rrezikon në asnjë moment interesat shtetërore të Maqedonisë.
Këto komente, presidentët i bënë në samitin e vendeve të rajonit që u mbajt në Ohër ku nënshkruan deklaratën për politikë të përbashkët energjetike në vendete Evropës Juglindore.
XS
SM
MD
LG