Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush i ka hedhur poshtë komentet e kreut demokrat të Senatit, Harry Reid, se lufta në Irak është e humbur.
Dje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, vlerësoi në Irak se angazhimi amerikan në këtë vend nuk është i pakufizuar.
Sot në Irak, një ushtar amerikan u vra dhe dy u plagosën nga një bombë në afërsi të Bagdadit, ndërsa mbrëmë një ushtar polak e humbi jetën në Diwaniya.
Në incidente tjera, 3 civilë u vranë nga një shpërthim në Bagdad. Në qytetin Kirkuk, një person i armatosur vrau 4 anëtarë të një familje kurde. Viktimat ishin kërcënuar më parë nga militantët ë Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG