Ndërlidhjet

MOGADISHU


Përleshjet e ashpra në kryeqytetin e Somalisë sot kanë marrë jetën e të paktën 52 njerëzve, ndërsa qindra vetë e kanë braktisur qytetin.
Në përleshjet ndërmjet trupave të Etiopisë dhe Somalisë dhe kryengritësve, që filluan të mërkurën më 18 prill, e kanë humbur jetën 131 veta.
Kombet e Bashkuara thanë se të paktën 321 mijë njerëz janë larguar nga Mogadishu, ndërsa sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-Moon tha se "një koalicion i vullnetit" ndoshta do të jetë i nevojshëm për të vendosur paqen në Somali.
XS
SM
MD
LG