Ndërlidhjet

BRUKSEL


Statusi i Kosovës do të jetë temë e bisedimeve të nesërme të treshes së Bashkimit Evropian, që kryesohet nga ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeir me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Luksemburg. Raportohet se në këtë takim, pos për Kosovën, do të diskutohet edhe për çështje të tjera që ngarkojnë marrëdhëniet ndërmjet BE-së e Rusisë. Një zyrtar i lartë evropian tha të premten se raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë janë në pikën më të ulët që nga koha e Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG