Ndërlidhjet

PARIS


Në katër orët e para të zgjedhjeve presidenciale në Francë, dalja në votime ishte 31%. Është raportuar se kjo dalje e votuesve ishte për 10% më e lartë se sa në zgjedhjet e kaluara presidenciale. Hulumtimet e opinionit tregojnë se lideri i krahut të djathtë, Nicolas Sarkozy dhe kandidatja e socialistëve, Segolene Royal, me gjasë do të mund të kualifikoheshin për rundin e dytë, që është i planifikuar për 6 maj. Por, meqë miliona votues, duket se ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë, mund të ndodhë që edhe lideri i së djathtës ekstreme, Jean-Marie Le Pen dhe kandidati i qendrës Francois Bayrou, të arrijnë të bëjnë befasi, duke u kualifikuar për rundin e dytë. Votimet përfundojnë në orën 20, dhe pritet që atëherë të jepen edhe parashikimet e para. Në Francë të drejtë vote kanë 44.5 milionë zgjedhës.
XS
SM
MD
LG