Ndërlidhjet

SARAJEVË


Pesë foshnje kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu sot në mëngjes në një shtëpi për fëmijët e braktisur në Sarajevë. Të gjitha foshnjet, që humbën jetën, ishin të lindura gjatë vitit 2006 dhe 2007. Zyrtarë të policisë së Bosnjës kanë thënë se dy foshne kishin vdekur në ndërtesën që ishte djegur, ndërsa tri kishin vdekur në spital. 19 foshnjet e tjera, që gjendeshin në këtë shtëpi, gjenden në një spital në Sarajevë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.
XS
SM
MD
LG