Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Nga sulmet e kryengritësve sot në Irak janë vrarë shumë irakianë dhe tre ushtarë amerikanë. Persona të armatosur në Mosul i kanë rrëmbyer 23 pjesëtarë të pakicës fetare Yazidi nga një autobus dhe i kanë vrarë. Në Bagdad nga dy sulme vetëvrasëse me makina bomba, në një stacion policie në Bagdad, janë vrarë së paku 13 vetë dhe plagosur afro 100 të tjerë. Në një sulm tjetër me makinë bombë në Bagdad janë vrarë së paku 6 persona. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se në jug të Bagdadit ka ndërmarrë sulme ajrore kundër një lokacioni të njohur të Al-Kaidës dhe ka vrarë 15 kryengritës. Në njoftim është thënë se më vonë forcat tokësore amerikane kanë vrarë edhe tre kryengritës. Njëherësh, ushtria amerikane sot raportoi se nga sulmet e kryengritësve në Bagdad dje janë vrarë tre pjesëtarë të saj. Agjencitë e lajmeve informojnë se gjatë këtij muaji në Irak u vranë 58 ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG