Ndërlidhjet

BEOGRAD


Propozimi i Kombeve të Bashkuara për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën ka dështuar dhe tani është hyrë në një fazë të re ku do t'i kushtohet rëndësi kthimit të 200 mijë serbëve, deklaroi ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica.
Nisma ruse për një mision të Këshillit të Sigurimit në Kosovë do jetë një bazë realiste për një proces të ri bisedimesh, tha Koshtunica.
Nga ana tjetër shefi i diplomaicë serbe, Vuk Drashkovic për të përditshmen Blic deklaroi se Rusia në Këshillin e Sigurimit nuk do të jetë e përmbajtur dhe do të propozojë një rezolutë të saj për Kosovën, bazuar në parimet që mbron Moska.
XS
SM
MD
LG