Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministri rus i Mbrojtjes, Anatoli Serdukov, i ka deklaruar homologut të tij amerikan se planet e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen raketore kërcënojnë sigurinë globale.
"Besojmë se sistemi i mbrojtjes raketore amerikane është një faktor serioz destabilizimi që mund të ketë ndikim të madh në sigurinë rajonale apo globale", tha ministri rus i mbrojtjes gjatë takimit me shefin e Pentagonit, Robert Gates.
Gates mbërriti në Moskë, në përpjekje për të bindur Rusinë që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara rreth planeve për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor amerikan në Poloni dhe Çeki. Gates e ftoi Rusinë që të jetë partner në mbrojtjen raketore.
Uashingtoni deklaron se planet në fjalë janë të nevojshme për t'u mbrojtur nga shtetet si Irani apo Koreja e Veriut.
XS
SM
MD
LG