Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 38 persona humbën jetën në sulme të ndaragjatë ditës në Irak. Sulme vetvrasëse ndodhën në Bagdad, Mosul, Ramadi dhe Bakuba.
Ministri i jashtëm irakian, Hoshiar Zebari do zhvillojë një vizitë në Iran për ta bindur Teheranin që të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare nga 1-4 maj në Egjipt, që synon t'i japë fund luftës në Irak.
Po sot ambasadori amerikan në Irak Ryan Crocker tha se ushtria e Shteteve të Bashkuara do të "respektojë dëshirat" e qeverisë irakiane rreth ndërtimit të murit ndërmjet pjesës me shumicë synite dhe asaj shiite në Bagdad. Crocker tha se muri synon mbrojtjen dhe jo ndarjen.
Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki tha dje se ka urdhëruar ndalimin e ndërtimit.
XS
SM
MD
LG