Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të arrijë në Kosovë pasditen e së enjtes, ndërsa gjatë qëndrimit dyditor do të takojnë liderët shqiptarë dhe serbë, liderët fetarë dhe komunitetet ne terren.
Shefi për informim i UNMIK-ut Aleksander Ivanko tha se misioni i Këshillit të Sigurimit do të vizitojë edhe Mitrovicën, Rahovecin, Krushën e Vogël, Brestovikun dhe KEK-un.
Delegacioni i KS udhëton sot nga Nju Jorku për në Bruksel, ku do të takohen me zyrtarë të BE-së. Para Prishtinës, delegacioni do të qëndrojë edhe në Beograd.
XS
SM
MD
LG