Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush me 10 qershor do të vizitojë Shqipërinë. Ai parashihet të takohet me presidentin Alfred Moisiu dhe kryeministrin Sali Berisha. Presidenti amerikan do të qëndrojë në Shqipëri në kuadër të turneut në Evropë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Bush do të marrë pjesë në samitin e tetë vendeve më të zhvilluara që do të mbahet në Heiligendam të Gjermanisë, prej 6 deri me 8 qershor.
Ai do të vizitojë edhe Çekinë, Poloninë, Vatikanin dhe Bullgarinë.
XS
SM
MD
LG