Ndërlidhjet

BAGDAD


Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Irak kritikoi qeverinë irakiane rreth refuzimit për publikimin e numrit të të vrarëve. Në raportin e publikuar sot thuhet se zyra e kryeministrit Nuri al Maliki është ankuar gjatë janarit se raportet e Kombeve të Bashkuara për numrin e të vrarëve janë të ekzagjeruara dhe ua ka ndaluar zyrtarëve që të publikojnë të dhëna të tjera.
Në raport gjithashtu thuhet se jeta e përditshme në Irak po vështirësohet. Shkalla e papunësisë arrin në 60 përqind, ndërsa 54 përqind e irakianëve jetojnë me më pak se një dollar në ditë.
XS
SM
MD
LG