Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm i Irakut Hoshyar Zebari filloi vizitën dy ditëshe në Teheran. Ai pritet të kërkojë që Irani të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Irakun, që do të mbahet në fillim të majit në Egjipt.
Teherani ende nuk është deklaruar nëse do të dërgojë përfaqësuesit e vet në konferencën ku pjesëmarrës do të jenë pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vendet fqinje të Irakut si dhe përfaqësues të disa vendeve tjera.
XS
SM
MD
LG