Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, më 10 qershor do të vizitojë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin Alfred Moisiu dhe kryeministrin Sali Berisha. Presidenti Bush do të qëndrojë në Shqipëri në kuadër të turneut në Evropë.
Duke e cilësuar ditën e vizitës së presidentit Bush si të bekuar dhe historike për Shqipërinë, Berisha tha se ajo është ngjarja më kulmore në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.
"Ajo është një ditë e bekuar dhe e shumëpritur nga mbarë kombi shqiptar. Në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përshëndes përzemërsisht këtë vizitë historike të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Kjo është ngjarja më kulmore në marrëdhëniet e shkëlqyera midis kombit shqiptar dhe kombit të madh amerikan, midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, superfuqisë së parë dhe të vetme të botës. Kjo vizitë shënon gjithashtu vizitën më madhore në tërë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit shqiptar", tha kryeministri Berisha.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e G8 në Gjermani, prej 6 deri 8 qershor. Presidenti Bush gjithashtu do të vizitojë Çekinë, Poloninë, Vatikanin, Italinë dhe Bullgarinë.
XS
SM
MD
LG