Ndërlidhjet

UASHINGTON


Partia Demokratike i ka plotësuar formularet zyrtare lidhur me kërkesën për largim të nënpresidentit amerikan Dick Cheney.
Anëtari i Kongresit nga partia Demokratike Dennis Kucinich nga shteti federal Ohio, i cili synon nominimin e demokratëve për garën presidenciale 2008, akuzoi nënpresidentin Cheney për keqpërdorim të informatave kundërzbulimit rreth armëve për shkatërrim në masë, për të arsyetuar luftën në Irak.
"Richard Cheney qëllimisht ka manipuluar me procesin e të dhënave të zbulimit për t'i mashtruar qytetarët dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke e fabrikuar kërcënimin nga armët irakiane për shkatërrim në masë, për të arsyetuar përdorimin e forcave të armatosura të SHBA kundër Irakut, në një mënyrë që ka dëmtuar sigurinë tonë kombëtare", tha Kucinich.
Raportohet se kërkesa nuk ka shumë mbështetje në Kongres.
XS
SM
MD
LG