Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia irakiane tha se të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës brenda stacionit të policisë në Baquba, kryeqytetin e krahinës Diyala, ku të hënën e humbën jetën 9 ushtarë amerikanë dhe 20 të tjerë u plagosën.
Përgjegjësinë për vrasjen e ushtarëve amerikanë e mori një grup islamik i ndërlidhur me Al Kaidën.
Ndërkohë, forcat amerikane thanë se kanë vrarë një drejtues të lartë të Al Kaidës në veriperëndim të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG