Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe Kongresi i kontrolluar nga Demokratët, por shkojnë drejt vetos në mospajtimet e tyre rreth Irakut.
Dhoma Përfaqësuese po përgatit legjislacionin, sipas të cilit, trupat amerikane duhet të fillojnë të kthehen më 1 tetor, dhe kthimi të përfundojë më 1 prill, 2008.
Në debatin që fillon sot, Demokratët parashohin se do ta miratojnë ligjin. Republikanët thonë se caktimi i ndonjë afati për luftën, terroristëve do t'u dhuronte fitoren, ndërsa presidenti Bush ka thënë më herët se masave do t'u vërë veto.
Sot presidenti Bush tha se komandantët amerikanë në Irak, deri në shtator do ta dijnë nëse rritja e trupave do të ketë sukses, dhe shtoi se deri tash janë dërguar vetëm gjysma e trupave të reja amerikane.
XS
SM
MD
LG