Ndërlidhjet

ANKARA


Shefi i diplomacisë së BE-së, Javier Solana dhe kryenegociatori iranian, Ali Larijani, u takuan sot në Ankara për të diskutuar rreth programeve bërthamore të Iranit. Para takimit, Larijani tha se pret "ide të reja" nga Solana, por zëdhënësja e këtij të fundit tha se "nuk ka ndryshime" në qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare. Cristina Gallach tha se prioritet është krijimi i kushteve të duhura për rifillim të negociatave serioze.
Irani nuk ka sinjalizuar gatishmëri për ndalimin e programit të pasurimit të uraniumit, gjë që kërkohet nga SHBA, BE dhe KB.
XS
SM
MD
LG