Ndërlidhjet

BERLIN


Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen me Rusinë lidhur me planet për të instaluar pjesë nga sistemi mbrojtës raketor në Evropë.
Pas bisedimeve me zyrtarët e Gjermanisë në Berlin, Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates tha se rusët janë ftuar që t'i inspektuar lokacionet e raketave dhe instalimet e radarëve në Shtetet e Bashkuara, me qëllim për rritjen e mirëbesimit.
"Mendoj se është me rëndësi që e kemi inicuar dialogun për mbrotjjen raketore. Kemi bërë edhe disa propozime shumë të volitshme, dhe nuk kam dyshim se në Moskë do ketë diskutime për mënyrën se si t'u përgjigjen rrethanave", tha Gates.
XS
SM
MD
LG