Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtarë rusë dhe burrështetas nga mbarë bota, sot i dhanë lamtumirën e fundit ish presidentit rus Boris Yeltsin, dhe i shprehën ngushëllime familjes së tij në ceremoninë mortore Moskë.
Presidenti rus Vladimir Putin, ish lideri sovjetik, Mikhail Gorbatchev, ish presidentët amerikanë George Bush i vjetri dhe Bill Clinton, ishin në mesin e pjesëmarrësve në Katedralen e Moskës.
Presidenti Putin e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare.
Presidentit i parë i Rusisë, Boris Yeltsin, vdiq të hënën në moshën 76 vjeçare, ndërsa varrimi u bë sot në Moskë. Ai do të mbahet në mend për rolin e tij në shpërbërjen e ish Bashkimit Sovjetik, dhe fillimin e një epoke të re të demokracisë në Rusi.
XS
SM
MD
LG