Ndërlidhjet

VARSHAVË


Barbara Blida, ish ministre e Polonisë e dyshuar për korrupcion, ka vrarë veten sot ndërsa policia bastiste shtëpinë e saj.
Ish Ministreja e Ndërtimit, në periudhën 1993-1996, ka qëlluar veten për vdekje në banjo, në kohën kur oficerët e agjencisë së brendshme të sigurisë ishin duke kërkuar nëpër shtëpinë e saj në qytetin Siemianowice.
Më herët, autoritetet thanë se Blida "dyshohet për përfitime materiale" gjatë kohës kur ishte ligjvënëse prej vitit 1989 deri 2005.
XS
SM
MD
LG