Ndërlidhjet

OSLO


Në Oslo të Norvegjisë sot fillon samiti dyditësh i NATO-s. Raportohet se, pos çështjeve të tjera, përfaqësuesit e vendeve anëtare të aleancës veri – atlantike do të synojnë që ta bindin ministrin e jashtëm të Rusisës, Sergei Lavrov se Moska duhet ta mbështesë planin e Kombeve të Bashkuara, që Kosovës i jep pavarësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht. Poashtu, pritet që sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice sërish do të bëjë përpjekje për ta bindur Rusinë dhe disa aleatë në NATO, për të mirat që i sjellë plani i Shteteve të Bashkuara për instalimin e sistemit të mbrojtjes kundër raketore në Evropë.
XS
SM
MD
LG