Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Serbia kërkoi nga delegacioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të refuzohet plani i kryenegociatorit Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Delegacioni i Këshillit të Sigurimit në kuadër të misionit informues për Kosovën, u takua sot me zyrtarët më të lartë të Serbisë.
Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica tha në takim se "do të ishte e pabesueshme që Këshilli i Sigurimit të miratojë rezolutën që shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara", njoftoi pas takimit këshilltari i tij Aleksander Simiq. Koshtunica sipas tij, ka oafruar "autonomi substanciale për Kosovën".
Kryesuesi i delegacionit të KS ambasadori belg Johan Verbeke tha se udhëtimi do të paraqes një mundësi për "tejkalimin e zbrastirës ndërmjet deklaratave të shkruara dhe realitetit në terren".
Delegacioni u takua edhe me presidentin e Serbisë Boris Tadiq.
Në kohën e takimeve, përpara ndërtesës së qeverisë, protestuan disa dhjetëra refugjatë serbë nga Kosova.
XS
SM
MD
LG